Saturday, 21. March 2026
Sport

Liverpuli zyrtarisht në krizë rezultatesh, Slot: Është e papranueshme

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja 2-1 ndaj Brighton nisi zyrtarisht krizën e Liverpulit, pasi “të kuqtë” nuk kanë fituar një ndeshje në Premier League që nga 28 shkurti (5-2 ndaj West Ham).

Liveruli gjatë kësaj periudhe humbi 2-1 ndaj Wolverhampton dhe barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Tottenham. Një seri makthi që i dërgoi “të kuqtë” në vendin e gjashtë në tabelë, jashtë vendeve që kualifikojnë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja në stadiumin Amex u vendos nga dy gola të shënuar nga Danny Welbeck, të cilët anuluan golin e vetëm të Milos Kerkez për kampionët në fuqi të Anglisë.

“Është e papranueshme, pavarësisht se sa justifikime bëj”, komentoi trajneri i Liverpulit, Arne Slot, i cili tani rrezikon shumë.

Teilen: