Sunday, 22. March 2026
Futboll

Arsenal mbetet duarbosh, Man. City mposht “Topçinjtë” dhe fiton trofeun e parë të sezonit (video)

GS 22/03/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester City ka fituar trofeun e parë të sezonit, pasi mundi 0-2 Arsenalin në finalen e EFL Cup, e luajtur në mitikun “Wembley”.

Pjesa e parë ishte shumë e mërzitshme dhe një lojë komplet monotone. Për ta vërtetuar këtë gjë, mjafton një fakt: goditja e parë e Man. City erdhi në minutën e 44-të. Rezultati 0-0.

Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe nga e para, ku “Qytetarët” shënuan dy gola të shpejtë brenda 4 minutave. Në minutën e 60-të, pas një topi në zonë të Ryan Cherki dhe gafës së Kepa Arrizabalaga, të cilit i shpëtoi topi nga duart, ishte Nico O’Reilly që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 64-të ishte sërish, Nico O’Reilly, i cili edhe këtë herë shënoi me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Në minutat 73′ dhe 78′, Riccardo Calafiori provoi dy herë të gjente golin, por nuk arriti ta dërgonte dot topin në rrjetë. Në minutën e 88-të, goditja e Gabriel Jesus ndalet nga traversa.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund, 0-2. Arsenal mbetet duarbosh, Manchester City i gëzohet trofeut të parë pas dy sezonesh, pasi vitin e kaluar nuk fitoi asgjë.

SHIKOGOLAT

Teilen: