Sunday, 22. March 2026
Futboll

Man. United rrit stekën, një tjetër brazilian për të zëvendësuar Casemiro-n. Oferta e parë 70 milionë euro

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se Casemiro do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, Manchester United po shqyrton disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të brazilianit.

Dëshira e madhe e drejtuesve të “Djajve të Kuq” është një tjetër brazilian, bëhet fjalë për Bruno Guimaraes, mesfushorin e Newcastle, i cili është nën kontratë me “Qymyrxhinjtë” deri në vitin 2028.

Guimaraes ka profilin e një mesfushori të plotë dhe me përvojën e fituar te Newcastle, duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Mediet angleze bëjnë me dije se oferta e parë e Manchester United do të jetë rreth 70 milionë euro. Newcastle e vlerëson brazilianin jo më pak se 80 milionë euro.

Teilen: