Monday, 13. April 2026
Futboll

Guardiola “injoron” Real Madridin, pas trofeut të 40-të si trajner, nuk e përfshin mes tre më të mirëve në Europë

GS 23/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pep Guardiola arriti trofeun e tij të 40-të si trajner, pasi Manchester City fitoi “Carabao Cup” ndaj Arsenalit, me rezultatin 2-0 në “Wembley”, falë dopietës së Nico O’Reilly. “Edhe unë nuk i jepja asnjë shans kësaj fitoreje. Nuk fituam ndaj Nottingham Forest në shtëpi dhe as ndaj West Ham jashtë, ndërsa humbëm 5-1 në total ndaj Real Madridit në Champions. Sidoqoftë, lojtarët treguan edhe një herë se, kur duhet, arrijnë rezultatet”.

Guardiola theksoi: “Sidomos pa top dhe me top, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Nuk e besoja sa mirë luajtëm. Është shumë e rëndësishme për klubin. James Trafford na shpëtoi në fillim, në këto kompeticione duhet kontributi i të gjithëve”.

Ai pranoi se skuadra ka qenë poshtë nivelit maksimal, por shtoi: “Carabao Cup nuk është Champions apo Premier League, por të mundësh Arsenalin e bën këtë trofe të veçantë. I pesti në 10 vite nuk është keq. Çdo trofe bëhet gjithnjë e më i vështirë”.

Në fund, Guardiola e cilësoi Arsenalin “skuadrën më të mirë në Europë”, duke shtuar se bashkë me Bayern Munich dhe Barcelonën janë më të mirët. Pra, la jashtë këtij “podiumi” Real Madridin.

 

Teilen: