Skuadra e Chelsea nuk po kalon një moment të mirë, teksa ka pësuar 4 humbje radhazi. Më e fundit, 0-3 ndaj Everton, që ka vënë në pozita të vështira edhe trajnerin Liam Rosenior. Një humbje që pasqyron plotësisht dobësitë mbrojtëse të “blues” gjatë gjithë sezonit dhe ndërlikon pozitat për një vend në Champions League.
“Ka pasur shumë zhurmë, shumë zhurmë negative rreth Chelsea kohët e fundit dhe ndoshta me të drejtë. Performancat tona në javën e fundit kanë qenë me hope. Në 10 ndeshje që drejtoj në Premier kemi fituar 17 pikë”, tha Rosenior.
“Duhet ta ruajmë besimin dhe qetësinë tonë. Pushimi ndërkombëtar ndoshta erdhi në kohën e duhur që ne të rikuperonim energjitë dhe të rifillonim punën për një fund vërtet të rëndësishëm të sezonit”, deklaroi trajneri i Chelsea.