Performanca e Marcus Thuram në këtë sezon po kritikohet shumë, pasi shifrat tregojnë rënien drastike të tij. Në 18 ndeshje me Interin (12 në Serie A, 4 në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë) ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste.
Nivel shumë i ulët për një lojtar të klasit të tij, veçanërisht krahasuar me ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku shënoi me takë golin e 1-0 dhe ishte i detyruar të luante edhe në gjysmë forme. Thuram po rrezikon vendin e titullarit, sidomos pas rikthimit të Lautaro Martínez, sepse duket e vështirë të shihet në stol Pio Esposito, në këtë gjendje.
Ajo që mungon te numri 9 është shkathtësia dhe dominim fizik që e karakterizonin më parë; tani shpesh parakalohet nga mbrojtësit. Nuk dihet nëse është çështje mentale apo tjetër, por përfundimi i sezonit kërkon rikthimin e Thuram të vërtetë. Shifrat e sezonit 2024-2025 tregojnë të njëjtën vështirësi, me vetëm 5 gola në 26 ndeshje pas janarit, pa përfshirë dy ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.