Monday, 23. March 2026
Futboll

Capello: Te Juventusi shoh ide të paqarta, Spalletti ishte i lirë edhe verën e kaluar

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pas largimit të Allegrit, skuadra bardhezi ka ndryshuar trajner dy vite radhazi gjatë sezonit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, tha: “Kjo do të thotë vetëm një gjë: në kryesi nuk kishin ide të qarta. Kishte konfuzion. Ashtu si verën e kaluar, kur Spalletti ishte i lirë, po ashtu Palladino dhe të tjerë. Megjithatë u konfirmua Tudor, për ta larguar pas disa muajsh… Tani është Spalletti, një nga juventinët. E thotë edhe e kaluara e tij”.

Capello vlerëson se ardhja e Spallettit ka sjellë një kontribut pozitiv, edhe pse disa rezultate kanë qenë të pafat. Për këtë arsye, ai mendon se klubi është bindur të vazhdojë me italianin pa pritur përfundimin e kampionatit.

“Don Fabio” e sheh këtë vendim si të drejtë, por nënvizon se mungon ende nënshkrimi zyrtar i kontratës. Megjithatë, paralajmëron se moskualifikimi në Champions (pra, renditja ndër katër vendet e para) do të kishte pasoja të rënda, duke kufizuar lëvizjet në merkato dhe ndikuar negativisht në ambientin bardhezi.

Teilen: