Monday, 23. March 2026
Sport

Flamurtari feston 103-vjetorin e themelimit

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Dita e sotme është një ditë e veçantë për Flamurtarin, pasi klubi vlonjat feston 103-vjetorin e themelimit.

“103 vite histori, krenari dhe pasion për këto ngjyra! Një emër që bashkon breza, një fanellë që mban peshën e lavdisë dhe sakrificës. Nga dje, sot dhe përjetë Flamurtari është zemra e Vlorës. Gëzuar përvjetorin Flamurtari F.C. !”, shkruhet në postimin e klubit vlonjat.

Këtë sezon Flamurtari nuk po shkëlqen në fushë, madje vlonjatët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria, pasi zënë vendin e fundit në renditje.

Teilen: