Natus Vincere është kualifikuar në gjysmëfinalen e turneut BLAST Open Rotterdam pas një fitoreje bindëse ndaj ekipit turk Aurora.
NaVi tregoi edhe një herë epërsinë e saj, duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në mapa. Në këtë përballje shkëlqeu Drin Shaqiri, i njohur si “makazze”, i cili ishte vendimtar për suksesin e ekipit.
Në hartën e parë, “de_anubis”, NaVi fitoi me rezultat 13-8. “Makazze” realizoi 18 eliminime, ndërsa kontribut të madh dha edhe Justinas Lekavicius (iM) me 23 eliminime.
Në hartën e dytë, “de_nuke”, “makazze” vazhdoi formën e shkëlqyer, duke përfunduar ndeshjen me statistika 19-12 dhe një vlerësim mbresëlënës prej 1.53.
Në total, ylli nga Kosova ishte lojtari më i mirë i takimit me 37 eliminime dhe një vlerësim mesatar prej 1.42.
Me këtë fitore, NaVi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë të shtunën nga ora 15:00.