Një nga emrat që është përfolur kohët e fundit për një transferim të mundshëm te Barcelona gjatë merkatos verore është ai i sulmuesit norvegjez të Benfica-s, Andreas Schjelderup. 21-vjeçari norvegjez shihet si një përforcim ideal për krahun e majtë, në rast se Barcelona vendos të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Marcus Rashford.
Në një reagim të shkurtër për TV2, Schjelderup u shpreh i habitur mbi lajmin për interesimin e Barcelonës, por nuk e fshehu dot lumturinë nëse do të ndodhte vërtet kjo lëvizje.
“Nuk kisha dëgjuar për këtë, por do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë,” deklaroi shkurt anësori 21-vjeçar. Norvegjezi ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste këtë sezon. Kontrata e tij me Benfica-n është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa klauzola e largimit 80 milionë euro.