Pas dështimit te Milan, ku në 70 ndeshje shënoi vetëm tetë gola dhe dha 6 asiste, Samuel Chukwueze u transferua në merkaton e verës të kaluar te Fulham, në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Fulham ka vendosur që tani të paguajë tarifën e Chukwueze, 24 milionë euro, pavarëisht se sulmuesi ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 4 asiste, por kaq si duket ka mjaftuar për të bindur drejtuesit e klubit londinez.
Pika kulmore e këtij sezoni për sulmuesin nigerian deri më tani është dygolëshi i shënuar në Premier League kundër Manchester City-t. Kujtojmë se Chukwueze u transferua në vitin 2023 nga Villarreal te Milan për shifrën e 21 milionë eurove.