Tuesday, 24. March 2026
Futboll

PSG piketon përforcimin e parë të verës, 100 milionë euro për një 19-vjeçar

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Braziliani Rayan po shkëlqen në ndeshjet e tij të para në Angli, ku u transferua gjatë merkatos së janarit nga Vasco de Gama te Bournemouth për 28.5 milionë euro. Në tetë ndeshjet e tij të para në Premier League, Rayan ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asist.

Braziliani duket se është përshatur direkt në Premier League, por mund të largohet shumë më shpejt nga sa mund të imagjinohej. “RTI Esporte” zbulon se Rayan ka përfunduar në radarin e PSG-së, kampioni në fuqi i Europës do të tentojë transferimin e brazilianit gjatë verës së ardhshme.

Sipas raportimit në fjalë, PSG është e gatshme të paguajë direkt klauzolën e largimit të sulmuesit të vendosur nga Bournemouth që është plot 100 milionë euro. Braziliani është nën kontratë me klubin anglez deri në vitin 2031, gjë që e vendos Bournemouth në pozita komode në merkato dhe do të lejojë largimin e tij, vetëm në rast se paguhet klauzola 100 milionë euro.

Teilen: