Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Leçes, Medon Berisha, e ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian i Serisë A, duke dhënë detaje për gjendjen shëndetsërore të futbollistit kuqezi.
Medon Berisha mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale, ndërkohë që duhet të udhëtojë drejt Finlandës për vizita më të specializuara. Mesfushori është jashtë fushave që në dhjetor të vitit të kaluar, kur u dëmtua në ndeshjen kundër Pisa-s. Ishte afër rikthimit, por një tjetër dëmtim gjatë stërvitjes individuale, po në këmbën e djathtë, ka bërë që ky sezon të përfundojë para kohe.
Gjatë këtij sezoni futbollisti 22-vjeçar ka luajtur 14 ndeshje me Leçen. Me fanellën kuqezi Berisha numëron 4 ndeshje deri tani.