Dy ditë na ndajnë nga sfida e Play-off-it të Botërorit 2026, ku Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në Varshavë. Nëse arrin ta fitojë këtë duel, Kombëtarja shqiptare do të diskutojë me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë një biletë për në Botërorin e verës.
Polonia është një kundërshtar që kuqezinjtë e njohin mirë, janë ndeshur me të kohët e fundit dhe kanë arritur ta mposhtin në stadiumin “Air Albania”, nën drejtimin e trajnerit aktual, Silvinjo.
Kundër polakëve Shqipëria numëron 15 ndeshje në total, ku bilanci është në anën e kundërshtarit. Kombëtarja jonë regjistron vetëm 2 fitore dhe 3 barazime, ndërsa 10 ndeshje janë fituar nga Polonia. Diferenca në fushë, siç kanë treguar përballjet e fundit, nuk janë aq të mëdha sa tregojnë numrat, ndaj dhe shpresat janë reale.
Kuqezinjtë kanë shënuar 10 gola në këto 15 ndeshje ndaj Polonisë (kanë pësuar 20) dhe ky është nj tjetër tregues shpresëdhënës. Polonia luan përpara publikut të saj, por kjo mund të shndërrohet edhe një formë presioni për polakët, të cilët nisen favoritë në letër.
Trajneri Silvinjo dhe skuadra që ai drejton nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndoshta edhe me pak fat, mund të befasojnë Levandovskin me shokë në shtëpinë e tyre.