Tuesday, 24. March 2026
Sport

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Tri skuadra nga Kosova dhe një nga Shqipëria, do të paraqiten në “Final 4” të Ligës Unike, në tentim për ta fituar titullin e kampionit të kësaj lige të përbashkët për sezonin aktual.

Golden Eagle Ylli, Peja, Vëllaznimi dhe Besëlidhja e Lezhës janë katër skuadrat që kanë avancuar nga grupet për të synuar këtë trofe në konkurrencën e meshkujve.

“Final 4” i këtij sezoni, do të mbahet në Tiranë saktësisht palestrën e sporteve “Feti Borova” me ndeshjet që do të zhvillohen të mërkurën dhe enjten.

Të mërkurën, janë duelet gjysmëfinale ku do të përcaktohen dy skuadrat finaliste që do të përballen të enjten nga ora 18:00 në finalen e madhe.

Gjysmëfinalja e parë, do të jetë ajo ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit që nis në orën 16:00 kurse në gjysmëfinalen e dytë prej orës 18:00, do të përballen Besëlidhja – Golden Eagle Yllin.

Në fakt, ky është edicioni i pestë i Ligës Unike dhe në katër edicionet paraprake kanë triumfuar vetëm ekipet nga Kosova: Ylli, Peja, Trepça e Vëllaznimi.

Teilen: