Tuesday, 24. March 2026
Sport

Ligue 1 po kthehet në një farsë, PSG kërkon të shtyjë një tjetër ndeshje, RC Lens rebelohet

GS 24/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kampionët e Europës në fuqi po bëjnë maksimumin për të mbrojtur titullin e fituar në Mynih vitin e kaluar, por kësaj radhe me ndihmën e Ligës së Parë Franceze.

Ekipi i Luis Enrique i ka kërkuar zyrtarisht “Ligue de Football Professionnel” që të shtyhet ndeshja e vlefshme për javën e 29-të të Ligue 1 përballë RC Lens.

Arsyeja e kësaj kërkese, e cila nuk është e para në këtë sezon është fakti se dueli mes dy ekipeve pretendente për titull në Francë është programuar më 11 prill. PSG më 8 prill sfidon Liverpool në “Parc des Princes” dhe më pas më 14 prill udhëton drejt Anglisë për të luajtur në “Anfield” ndeshjen e kthimit.

Impenjimi në Europë ka bërë që PSG të kërkojë shtyrjen e ndeshjes me Lens, por rivalët kanë refuzuar dhe i kanë kaluar “topin” Federatës, e cila gjithashtu është në një pozitë mjaft të vështirë pasi nëse klubet nuk gjejnë një akord nuk mund të ndryshojë data me vendime të njëanëshme.

Lens është në kërkim të suksesit të parë në Ligue 1 pas pritjes 18 vjeçare dhe nuk ka ndër mend që të bëjë të tilla favore për PSG-në, e cila shtyu edhe ndeshjen e javës së 26-të kur duhej që të priste Nantes. Fakti se ky takim ishte mes dy dueleve të Champions përballë Chelsea-t shërbeu si motiv për ekipin nga Parisi për të kërkuar shtyrjen e tij. Lens ka bërë zyrtar qëndrimin e saj pak orë më parë ku ka shprehur shqetësim për besueshmërinë e kampionatit nëse “Ligue de Football Professionnel” pranon kërkesën e PSG-së.

Teilen: