Kevin Durant vazhdon të shkruajë historinë e tij në NBA. Ai shënoi 27 pikë në fitoren dramatike 123-122 të Hjuston Rokets ndaj Majemi Hit të shtunën, më 21 mars, duke kaluar legjendën Michael Jordan dhe duke u ngjitur në vendin e pestë në listën e pikë-shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me 32,294 pikë.
Durant është tashmë një nga dy lojtarët aktivë që ndodhen në këtë elitë, së bashku me LeBron James, i cili mban vendin e parë me 43,241 pikë. Për të kaluar Kobe Bryant dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt, Durant ka nevojë për vetëm 1,351 pikë të tjera.
Para tij në historinë e NBA mbeten edhe Karim Abdul-Jabbar dhe Karl Malone, duke e vendosur Durant në një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt majave të basketbollit të të gjitha kohërave.