Tuesday, 24. March 2026
Futboll

Klopp ndërron mendje, gati të rikthehet si trajner por jo te stoli i Real Madrid?

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Që pas largimit nga Liverpool, Jurgen Klopp ka pasur shumë oferta, por i ka refuzuar të gjitha ato dhe aktualisht është në rolin e drejtorit sportiv në kompaninë Red Bull. Muajt e fundit, Klopp është përmendur vazhdimisht si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit, që nga fundi i këtij sezoni.

Edhe pse Alvaro Arbeloa po bën shumë mirë te madrilenët, shanset që të marrë drejtimin e përhershëm të “Los Blancos” janë të pakta dhe një nga emrat favorit dhe që është përmendur më shumë është pikërisht Jurgen Klopp.

Megjithatë, Real Madrid nuk është destinacioni i vetëm i mundshëm për Klopp. Mediet gjermane bëjnë me dije se 58-vjeçari shihet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Gjermanisë, pas Botërorit të verës së ardhshme. Në rast se Gjermania nuk ia del të fitojë Botërorin, atëherë largimi i Julian Nagelsmann është i sigurt dhe Klopp është kandidati i parë në listë.

Teilen: