Tuesday, 24. March 2026
Futboll

“Nuk më intereson nëse zemërohet, Milan luan më mirë pa Leao-n në fushë”

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Paolo Di Canio ka kritikuar sërish Rafael Leao-n, madje shprehet me bindje të plotë se Milan luan më mirë në fushë kur nuk është anësori portugez.

“Pa të, Milan shënon më shumë gola dhe duket më i fortë: 21 gola në tetë ndeshje pa Leao-n. A do të zemërohet? Nuk më intereson. Ai nuk është vëllai apo kushëriri im. Nuk kam asgjë kundër tij.

Mbrojtjet nuk janë aq të forta në Serie A, kështu që ai gjithmonë mund të gjejë një moment dhe të gjejë golin. Çështja është se çfarë prodhon gjatë ndeshjes përtej portës, përtej golit që shënon. Nëse do të kisha një lojtar dembel që shënon tre gola për ndeshje, ndoshta do ta pranoja.

Por Milani nuk mund ta përballojë këtë nëse dëshiron të ndërtojë soliditet dhe të fitojë trofe. Nuk po them se duhet ta shesin, ndoshta ai e kthen situatën dhe unë do të jem i pari që do të pranoj se gabova me të”, tha Di Canio, i ftuar së fundmi në eventin “Legends Trophy”.

Teilen: