Wednesday, 25. March 2026
Sport

Toto Wolff mbron Formula 1: Për 90% të tifozëve garat tani janë më emocionuese!

GS 25/03/2026 2 Min. Lesezeit

Drejtuesi i lartë i Mercedesit minimizon kritikat dhe thekson se e vetmja gjë që duhet përmirësuar ka të bëjë me formatin e kualifikueseve.

Formula 1 po i afrohet Çmimit të Madh të Japonisë, “e bombarduar” nga polemikat mbi rregulloren dhe mungesën e një kompeticioni real. Të paktën për atë që është parë deri tani në Australi dhe në Kinë, ka një diferencë nga pikëpamja e spektaklit që ky sezon mund të ofrojë.

Mund të bëhet më mirë, sidomos në kualifikuese, edhe pse jo të gjitha skuderitë janë në të njëjtin nivel.

Skuderia që është afirmuar më shumë gjatë dy garave të para është Mercedesi. Forca e makinës gjermane duket se vjen nga raporti i kompresionit variabël, një zgjidhje teknike që është kritikuar nga pjesa më e madhe e skuadrave të tjera.

Në Shtutgart ndërkohë e mbrojnë punën e tyre dhe rrugëtimin e ri të Formula 1. “Nuk është e vërtetë që të gjithë pilotët janë të nervozuar. Janë disa që kanë problem me administrimin total të pjesës elektronike”, – ka deklaruar Toto Wolff për “Oe24”.

Wolff është i bindur se pjesa më e madhe e tifozëve e vlerësojnë pozitivisht rregulloren e 2026-ës: “Mbi 90% e tifozëve gjykojnë se garat tashmë janë më zbavitëse dhe emocionuese. Sporti ka nevojë për të ndryshuar vazhdimisht. Ajo çfarë duhet të përmirësojmë është formati i kualifikueseve, ku duhet të reduktojmë pak administrimin e energjisë dhe për këtë po punojmë”.

Teilen: