Wednesday, 25. March 2026
Sport

Kosova gati për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë – “Dardanët” zhvillojnë seancën e fundit para udhëtimit në Bratislavë

GS 25/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit drejt Bratislavës, ku nesër në mbrëmje do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “fazës shtesë” për Kupën e Botës 2026. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, skuadra ka zhvilluar përgatitje intensive, duke u fokusuar në detajet taktike dhe në aspektet kyçe të lojës…

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit drejt Bratislavës, ku nesër në mbrëmje do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “fazës shtesë” për Kupën e Botës 2026.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, skuadra ka zhvilluar përgatitje intensive, duke u fokusuar në detajet taktike dhe në aspektet kyçe të lojës për këtë përballje vendimtare, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është shumë pozitive.

Lojtarët kanë shfaqur besim, unitet dhe motiv të lartë, teksa synojnë një rezultat pozitiv që do t’i afronte një hap më pranë realizimit të ëndrrës për kualifikim në Botëror.

Postimi i plotë: 

Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para udhëtimit drejt Bratisllavës, ku nesërmbrëma do të përballen me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. 🇽🇰⚽

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, skuadra ka punuar me përkushtim maksimal në detajet taktike, duke u fokusuar në çdo aspekt të lojës për këtë përballje vendimtare.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është jashtëzakonisht pozitive, me lojtarët që reflektojnë besim, unitet dhe motiv të lartë për këtë sfidë që mund të hapë rrugën drejt ëndrrës së madhe. 💙💛💪/lajmi.net/

Teilen: