Wednesday, 25. March 2026
Sport

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën 

GS 25/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ka ardhur momenti vendimtar për Kombëtaren e Kosovës në futboll, ku nesër do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit”, për kualifikimi në Kupën e Botës.

”Dardanët” do të përballen me Sllovakinë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole”, në Bratislavë, më fillim nga ora 20:45.

Kompanitë e basteve e favorizojnë Sllovakinë, ku kuota për fitoren e tyre është 2.10 euro, për fitoren e Kosovës 3.70 euro, ndërsa që ndeshja të përfundojë me barazim, koutohet me 3.25 euro.

Kujtojmë se Kosova në rast fitoreje, në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, dhe do të ketë një përparësi të madhe, pasi ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

 

Teilen: