Në një intervistë për FIFA.com, Thomas Strakosha ka vlerësuar në maksimum Poloninë edhe pse pret që ndeshja me Shqipërinë të jetë ekuilibruar. Për numrin një të portës së Shqipërisë ekipi kuqezi ka shkuar aty ku është me meritë të plotë dhe se për të gjithë kombin kualifikimin në Botëror është ëndrra e madhe.
“Polonia nuk është shumë larg kombëtareve si Franca, Italia apo edhe Spanja. Ne jemi outsiders, por besojmë se kemi të gjithë letrat në rregull për të kaluar për më tej. Nuk jemi këtu ku jemi rastësisht. Kemi merituar gjithçka që kemi arritur. Polonia mund të jetë më mirë se në në klasifikimin e FIFA-s, por mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Për të dy ekipet është një finale”, arsyetoi Strakosha.