Për ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë është mbyllur prej ditësh shitja e biletave ndërsa pritet që në “PGE Narodowy” të jetë një faktor në këtë sfidë. Të gjitha biletat janë shitur prej ditësh ndërsa në stadium Polonia mund të mbështetet tek një tifoz special si Karol Nawrocki.
Presidenti i vendin në fjalë njihet për pasionin që ka për futbollin pasi ka qenë prezent edhe në një tjetër ndeshje të Polonisë gjatë fushatës të eliminatoreve të Botërorit 2026. Nawrocki ndoqi nga afër fitoren e polakëve përballë Finlandës me shifrat 3-1 madje në fund të takimit zbriti edhe në dhomat e zhveshjes për të festuar me lojtarët.
Teilen: