Në Manchester ka ndodhur diçka që askush nuk e priste. Një tifoz, i cili kishte trashëguar vendin në “Old Trafford” nga paraardhësit e tij ka humbur mundësinë për të vazhduar traditën, pasi presidenti i United ka vendosur që të shndërrojë sektorin pas porte në një lozhë VIP.
Tifozi 76-vjeçar zotëronte një abonim, të cilin e kishte të trashëguar nga babai i tij, i cili kishte nisur traditën plot 77 vite më parë.
Tony Riley, ç’do fundjavë kur luan United udhëton rreth dy orë për të mbërritur në “Old Trafford” pasi familja e tij zotëron një vend në stadium që prej 1949-ës. Sir Jim Ratcliffe ka vendosur për të prishur abonimin e 1100 tifozëve pasi sektorin e tyre do të kthejë në lozhë VIP, të cilët për një vend do të duhet që të paguajnë plot 425 paund.