Wednesday, 25. March 2026
Sport

Merret vendimi për Valverden, ja sa ndeshje është dënuar pas kartonit të kuq në derbi

GS 25/03/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madrid mund të ketë fituar derbin e Madridit të dielën, por ka humbur Fede Valverden për shkak të pezullimit.

Mesfushori uruguaian u ndëshkua me karton të kuq në “Bernabeu” pas një ndërhyrjeje të fortë ndaj Alex Baena të Ateltico Madrid, duke e bërë të rrezikuar për një pezullim.

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) i ka njoftuar Federata Spanjolle e Futbollit se vendimi i gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero ishte i saktë, duke lënë çështjen në dorë të Komitetit të Garave për të vendosur mbi dënimin e Valverdes.

Sot, të mërkurën, është marrë vendimi, dhe është një vendim që do t’i kënaqë tifozët e Real Madridit. Sipas Diario AS, Valverde është pezulluar për një ndeshje nga Komiteti.

Veprimi i tij i konsideruar si ndërhyrje e rrezikshme mund të kishte sjellë një pezullim prej dy ndeshjesh, por është vendosur që të zbatohet dënimi minimal.

Real Madrid kishte bërë apel për ndëshkimin e Valverdes, duke pretenduar se ai kishte tentuar të luante topin, por kishte gabuar kohën e ndërhyrjes. Megjithatë, Komiteti i Garave nuk ra dakord dhe mbështeti interpretimin e gjyqtarit Munuera Montero.

Ky vendim do të thotë se Valverde do të mungojë në ndeshjen e parë të Real Madridit pas pushimit ndërkombëtar, kundër Mallorcës në “Son Moix”.

Megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Gironës javën tjetër, edhe pse kjo ndeshje bie midis dy takimeve të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, që do të thotë se mund të pushohet për të ruajtur energjinë./Telegrafi/

Teilen: