Në një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo me Poloninë, ku vendoset nëse do të vazhdojë ëndrra për në Botërorin 2026 apo jo, eksperienca ka një rol kyç. Për këtë arsye trajneri i Shqipërisë, pritet të bazohet te “luftëtarët” e tij besnikë sot në mbrëmje në Varshavë.
Në portë do të jetë Tomas Strakosha dhe në mbrojtje Hysaj, Ismajli, kapiteni Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë trajneri brazilian ka menduar të aktivizojë nga minuta e parë Asllanin në regji, Shehun dhe Laçin.
Ndonjë dyshim mund të ketë për sulmin, ku të favorizuarit janë Hoxha, Bajrami dhe Uzuni, tre lojtarë me bagazh të mirë teknik dhe të shpejtë.
Broja nuk ka gjendjen e tij optimale dhe shihet si alternativë nga stoli, nëse do të jetë e novojshme. Edhe Muçi, një nga lojtarët më në formë të Shqipërisë, pritet që të hyjë në fushë gjatë pjesës së dytë.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Strakosha
Hysaj Ismajli Gjimshiti Mitaj
Laçi Asllani Shehu
Hoxha Uzuni Bajrami