Mohammed Salah po ndryshon merkaton e Juventusit? Njoftimi i egjiptianit për largimin në fund të sezonit detyron Liverpool-in të gjejë një sulmues të ri krahu. Edhe pse prioriteti i parë i “Reds” është Michael Olise, ekziston vëmendja edhe ndaj Francisco Conceiçao.
Trajneri Arne Slot kërkon pasardhës të egjiptianit, me “balotazh” Olise-Conceiçao për këtë pozicion. Për Slot nuk do të jetë e lehtë të zëvendësojë një lojtar me 435 paraqitje, 225 gola dhe 122 asistime, ndaj zgjedhja e zëvendësuesit të Salah do të bëhet me kujdes të madh. Është e natyrshme të mendohet për francezin e Bayern Munich, që mund të largohet me çmim të lartë, por mund të qëndrojë edhe një ose dy sezone nën urdhrat e Kompany.
Po strategjia e Juventusit? Conceiçao mund të shitet për 45 milionë euro. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Liverpool ka bërë “sondazh” për portugezin, i cili u ble vitin e kaluar për mbi 30 milionë euro. “Zonja e Vjetër” do ta pranonte largimin e tij vetëm për të paktën 45 milionë, duke mbajtur marrëdhënie të mira me anglezët pas shitjes së Federico Chiesa verën 2024.