Shqipëria ndodhet dy hapa larg historisë, me mundësinë për të debutuar në Kupën e Botës 2026.
Kualifikimi do të sjellë jo vetëm emocion dhe famë ndërkombëtare, por edhe përfitime financiare të konsiderueshme.
Sipas rregulloreve të FIFA-s për shpërblimet në Botëror, çdo federatë që arrin të marrë pjesë në fazën e grupeve përfiton 9 milionë dollarë. Kjo shumë është e destinuar për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së ekipit dhe për të investuar në zhvillimin e futbollit në vend.
Përveç këtij bonusi fillestar, shpërblimet rriten në varësi të avancimit në turne: raundi i 1/16-ave përfiton 11-15 milionë dollarë, çerekfinalisti përfiton 19 milionë dollarë.
Vendi ikatërt do të përfitojë 27 milionë dollarë, ndërsa i treti 29 milionë. Vendi i dytë do të fusë në “xhep” plot 33 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës merr 50 milionë dollarë.