Trajneri Silvinjo ka publikuar formacion zyrtar të skuadrës kuqezi për sfidën e sotme kundër Polonisë, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Kupës së Botës 2026.
Tekniku brazilian ka suprizuar me zgjedhjet në repartin e sulmit, duke aktivizuar si titullarë Bajramin, Hoxhën dhe Uzunin.
Tekniku kuqezi i ka besuar portën Strakoshës, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj.
Mesfusha do të përbëhet nga treshja Asllani-Laçi-Shehu, ndërsa Bajrami, Hoxha dhe Uzuni do të formojnë repartin e sulmit.
Formacionet zyrtare:

Teilen: