Thursday, 26. March 2026
Sport

Enea Jorgji vendos drejtësi në miqësoren Mal i Zi-Andorrë

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën miqësore Mal i Zi-Andorrë, që do të luhet nesër në orën 18:00 në Podgoricë.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje miqësore, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Marjus Qose do të jenë asistentët e tij.

Arbitrat shqiptarë kanë gjykuar shumë ndeshje ndërkombëtare këtë sezon, duke u vlerësuar nga UEFA për performancën e mirë që kanë treguar.

Teilen: