Pas një fushate eliminatoresh zhgënjyese, Suedia ka fituar shkëlqimin e humbur në momentin e duhur. Ekipi i Graham Potter ka mundur në Valencia, Ukrainën me shifrat 3-0.
Në pjesën e parë të dominuar plotësisht nga miqtë deciziv ishte goli i sulmuesit të Arsenal. Gyökeres ndëshkoi Lunin në minutën e 6’. Bomberi suedez shënoi edhe dy gola të tjerë në minutën e 51’ dhe 73’. Ndërsa “vendasit” shënuan golin e nderit në të 90’ falë Ponomarenko-s.
Falë këtij triumfi Suedia siguroi vendin në finalen e play-off, të cilën do ta luajë në Stokholm përballë Polonisë.
Teilen: