Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë, triumf ky me rezultat 4-3 qe ia mundëson Kosovës të luaj kundër Turqisë më 31 mars në Prishtinë për të kërkuar biletën që dërgon në Botërorin e futbollit.
Kosova pas pjesës së parë ishte duke humbur me rezultat 2:1. Trajneri Foda ka zbuluar pak nga biseda me lojtarët në pushimin mes pjesëve.
Ai tha se ka biseduar me maturi me lojtarët duke u kërkuar që ta ruajnë qetësinë dhe të kërkojnë golin e barazimit.
Në fund, Kosova triumfoi me rezultat 4-3 në Bratislavë.
Teilen: