Friday, 27. March 2026
Sport

Urban: Shqipëria mund të kishte mbyllur ndeshjen dy herë, kishte momente që më ndaloi zemra!

GS 27/03/2026 1 Min. Lesezeit

Në fund të ndeshjes Poloni-Shqipëri, Jan Urban u shfaq përballë gazetarëve duke pranuar se skuadra e tij kishte luajtur mirë vetëm minutat e para ndërsa theksoi se kuqezinjtë gabuan shumë përpara porte.

“Për disa momente zemra më ndaloi!”. Kaq mjafton për të treguar ndeshjen e bërë nga Shqipëria në sytë e Jan Urban.

“Mendoj se Shqipëria mund të kishte shkuar dy herë 2-0 dhe mund të kishte shënuar edhe një gol kur ndeshja ishte 1-1. Unë e kisha parashikuar se kjo do të ishte një ndeshje e hapur. Shqipëria u tregua një skuadër shumë e rrezikshme, vendosi në kushte të vështira mbrojtjen tonë”, komentoi komisari teknik i Polonisë.

Teilen: