Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe korrektësinë gjatë vizitës së delegacionit të Kosovës në Sllovaki.
Kosova fitoi me rezultat 3:4 mbrëmë dhe u siguroi finalen e “play-off” për kualifikim në Botëror, ku të martën do të luaj kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.
Në një postim në rrjetet sociale, Ademi tha: “Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.”
Ai falënderoi gjithashtu organet e rendit për profesionalizmin, qytetarët e Bratislavës për mikpritjen dhe pronarët e kafiterive që krijuan një atmosferë ku frymonte shqip.
Ademi përfundoi me një mesazh për tifozët: “Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen! Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara!”
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes, Kosovë! ![]()
Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes.
Po ashtu, një falënderim i veçantë
shkon për organet e rendit, të cilat na kanë përcjellë me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë, që nga aeroporti e deri në përfundim të vizitës sonë.
Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.
Një mirënjohje e sinqertë edhe për qytetarët e Bratisllavës, të cilët mikpritën bashkatdhetarët tanë që këndonin dhe brohorisnin nëpër kafiteri.
Falënderim për të gjithë pronarët e kafiterive, të cilët gjatë këtyre dy ditëve krijuan një atmosferë ku frymonte shqip, me këngë dhe emocione të paharrueshme.
Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen!
Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara! ![]()
/lajmi.net/