Disa lojtarë të Italisë u fokusuan nga kamerat teksa gëzonin për kualifikimin e ballkanasve. Reagime të forta në rrjetet sociale, ku flitet për mungesë respekti
Videoja është bërë virale brenda pak minutash dhe ka shkaktuar zemërim të thellë te lojtarët, stafi dhe tifozët e Bosnjë Hercegovinës. Telekamerat e Rai kanë kapur disa lojtarë të Italisë, konkretisht Dimarco, Pio Esposito, Vicario, Meret dhe Tonali, të cilët po festonin pas kualifikimit me penallti të boshnjakëve ndaj Uellsit.
Italianët sapo kishin mundur Irlandën e Veriut dhe po studionin kundërshtarin e së martës. Regjia kapi edhe një reagim të Tonali pas një gabimi të Bosnjës në kohën shtesë. Në momentin e fitores së ballkanasve, lojtarët e Italisë u panë të bënin disa festime pa vend. Dhe rrjetet sociale i kanë kryqëzuar menjëherë.
Pamjet u komentuan edhe Daniele Adani, zëri i dytë në komentin e ndeshjes së Italisë me Irlandën e Veriut, duke krijuar jo pak siklet edhe në transmetim direkt. “Duhet të festoni të martën, jo sot”, – tha Adani.