Friday, 27. March 2026
Sport

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

GS 27/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pas fitores historike të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë 4:3 në Bratislavë, Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur mirënjohjen e saj më të sinqertë për tifozët që e mbështetën ekipin në çdo hap.

Në një komunikatë zyrtare, FFK thekson se përkrahja e jashtëzakonshme nga qytetarët, si në vend ashtu edhe në diasporë, përfshirë ata që udhëtuan drejt Sllovakisë, është dëshmi e lidhjes së fortë me fanellën dardane.

Për shkak të interesimit të madh për ndeshjen finale Kosovë – Turqi, i cili tejkalon kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri”, FFK në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka njoftuar organizimin e aktiviteteve të veçanta në kryeqytet.

Përmes ekraneve gjigante, qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin këtë përballje historike dhe të ndjejnë emocionin e tifozerisë kudo që ndodhen.

FFK ka falënderuar gjithashtu ata që siguruan biletat për ndeshjen, edhe kur ende nuk ishte e konfirmuar nëse bëhej fjalë për finale apo miqësore, duke theksuar besimin dhe dashurinë e madhe ndaj “Dardanëve”

Sidoqoftë, FFK ka shprehur keqardhje për pamundësinë për t’iu përgjigjur të gjithë interesimit të jashtëzakonshëm, duke theksuar se kapaciteti i stadiumit nuk mund të tejkalohet sipas rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s.

 

Teilen: