Friday, 27. March 2026
Sport

Partizani fiton 3-0 miqësoren me Laçin, trajneri Kërnaja mban ekipin në tonus

GS 27/03/2026 1 Min. Lesezeit

Për të mbajtur lojtarët në tonus, Partizani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me Laçin e Kategorisë së Parë. Ndeshja u luajt tek “Arema e Demave”, ku të kuqtë kanë fituar me rezultatin 3-0.

Golin e parë e ka shënuar Keko në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë thelluan rezultatin Sidibe dhe Gudjufi, të cilët u aktivizuan nga stoli.

Trajneri Oltijon Kërnaja aktivizoi nga minuta e parë pjesën më të madhe të titullarëve për të parë më qartë gjendjen e tyre fizike.

Ndeshjen e radhës në kampionat Partizani do ta zhvillojë me Vllazninë kryesuese

Teilen: