I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Massimo Ambrosini foli për ndeshjen që e pret Italinë të martën në Zenica, ndaj Bosnjës: “Do të përballemi me një skuadër që është një miks mes përvojës dhe talentit. Mendoj se presioni i Bergamos mund të menaxhohet më mirë, edhe pse objektivi është i njëjtë, pasi bëhet fjalë për një tjetër ndeshje ‘jetë a vdekje, brenda ose jashtë’, finale për në Botëror”.
Ish-mesfushori i Milanit tregoi edhe për Gennaro Gattuso, 27 vite më parë: “Ishte i etur për të mësuar, plot entuziazëm dhe dëshirë të shëndetshme për të dalë në pah. Kishte përulësi dhe guxim. Ishte ngjitës…, nuk mund të mos e doje”.
Momenti më i bukur mbetet Champions-i i fituar në Athinë: “I paharrueshëm. Edhe jashtë fushe kalojmë mirë. Në mal jemi fqinj dhe shpresoj ta bind të vijë për një ecje, sepse për ski nuk është shumë i prirur… (qesh)”. Në fund, një mesazh për Gattuson: “Më ka bërë një premtim dhe shpresoj ta mbajë: nëse kualifikohemi në Botëror, do të festojmë bashkë”.