Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, pritet të bëjë disa ndryshime strategjike në mesfushë për ndeshjen vendimtare ndaj Kombëtarja e Kosovës.
Mediumet turke raportojnë se Orkun Kokçu, bashkëlojtari i Milot Rashica te Besiktasi, mund të startojë nga minuta e parë, pas faktit që ishte në bankën rezervë në duelin ndaj Rumanisë.
Në atë ndeshje, Kokçu hyri në fushë në minutën e 78-të, por ndaj Kosovës pritet të marrë një rol më aktiv.
Në krahun e djathtë pritet të luajë Arda Guler, ndërsa me Kokçun në mesfushë, Montella duket se do të besojë edhe te Ismail Yukses dhe Hakan Calhanoglu për të kontrolluar lojën dhe për të krijuar rrezik për portën kundërshtare.
Trajneri i njohur turk flet për Telegrafin: Kjo Kosovë mund t’i shkaktojë probleme të mëdha Turqisë
Në mbrojtje, është raportuar se Zeki Çelik ka kaluar lëndimin dhe pritet të startojë nga minuta e parë, ndërsa paraqitja e Merih Demiral mbetet ende në dyshim.
Turqia arriti të eliminojë Rumaninë në gjysmëfinale të playoff-it, falë golit vendimtar të Ferdi Kadioglu në pjesën e dytë, pas asistimit perfekt të Gulerit.
Ndeshja e madhe ndaj Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 31 mars dhe fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në Kupën e Botës./Telegrafi/