Sunday, 29. March 2026
Sport

Antonelli vendos rekorde të rinj, italiani: Herët për të folur për titull!

GS 29/03/2026 1 Min. Lesezeit

Andrea Kimi Antonelli nuk ndalet dhe pas triumfit në Shanghai pak ditë më parë fitoi edhe sot në Suzuka duke marrë edhe kryesimin e klasifikimit të pilotëve.

Piloti italian është në historinë e këtij sporti pasi është lideri i Botërorit në moshën më të re (19 vjeç, 7 muaj dhe 4 ditë) duke mundur një pilot si Lewis Hamilton (22 vjeç, 4 muaj dhe 6 ditë, Spanjë 2007).

Rekordet e pilotit të Mercedes nuk ndalen këtu pasi ai është i pari italian që fiton në Suzuka prej 1992, kur triumfoi Patrese. Antonelli është i pari pilot italian, i cili merr dy fitore radhazi që prej 1953. Në atë vit festonte Ascari me triumfet në Holandë dhe Belgjikë.

“Ndihem shumë mirë. Është shumë herët për të menduar për kampionatin, por jemi në rrugën e duhur. Fillimi nuk ishte i shkëlqyer, pastaj makina e sigurisë më ndihmoi, por ritmi im ishte i pabesueshëm”, tha Kimi Antonelli pas garës.

Renditja në Suzuka   Koha            Pikë

1.Kimi Antonelli           1:28:03.403     25

2.Oscar Piastri      +13.722s        18

3.Charles Leclerc    +15.270s        15

4.George Russell         +15.754s        12

5.Lando Norris       +23.479s        10

Teilen: