Aventura e Igor Tudor në krye të Tottenham ka rezultuar shumë më e shkurtër sesa pritej. Trajneri kroat është larguar pas vetëm 7 ndeshjeve në krye të londinezëve, ku pesë prej tyri i humbi, mori një barazim dhe një fitore.
Në një reagim në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të klubit, Tottenham falënderon Igor Tudor dhe dy ndihmësit e tij dhe konfirmon që ndarja është bërë me konsensus.
“Mund të konfirmojmë se është rënë dakord reciprokisht që trajneri Igor Tudor të largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm. Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci kanë lënë gjithashtu rolet e tyre përkatëse të trajnerit të portierëve dhe trajnerit fizik.
Falënderojmë Igorin, Tomislavin dhe Riccardon për përpjekjet e tyre gjatë gjashtë javëve të fundit, në të cilat punuan pa u lodhur. Gjithashtu pranojmë pikëllimin që Igori ka përjetuar së fundmi dhe i dërgojmë mbështetjen tonë atij dhe familjes së tij në këtë kohë të vështirë. Një përditësim mbi një trajner të ri kryesor do të jepet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Tottenham.