Ka zgjatur shumë pak aventura e Igor Tudorit në krye të Tottenhamit, vetëm 43 ditë. 47-vjeçari largohet nga stoli i klubit londinez pas vetëm 7 ndeshjeve.
Kroati humbi 4 ndeshjet e tij të para në drejtimin e “gjelave”, por barazimi ndaj Liverpulit dhe fitorja në Champions përballë Atletico Madrid, duket se i dha edhe pak kohë. Disfata e fundit në kampionat kundër Nottingham Forest ishte fatale për trajnerin.
“Mund të konfirmojmë se është rënë dakord reciprokisht që trajneri kryesor Igor Tudor të largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci gjithashtu kanë lënë rolet e tyre përkatëse të trajnerit të portierëve dhe trajnerit fizik”, shkruhet në njoftimin e klubit londinez.