Sunday, 29. March 2026
Futboll

Në rast se ikën Bastoni, Inter ka gati rikthimin e bujshëm në Serie A. 50 milionë euro për mbrojtësin e Italisë

GS 29/03/2026 2 Min. Lesezeit

Alessandro Bastoni do të jetë një nga protagonistët kryesor të verës së ardhshme. Javët e fundit po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një transferimit të qendërmbrojtësit italian drejt Barcelonës në verën e ardhshme.

Pavarësisht rëndësisë që ka tek Inter, drejtuesit zikaltër do të hiqnin dorë prej Bastonit vetëm për një ofertë 70-80 milionë euro, shifër që mesa duket Barcelona është e gatshme ta paguajë.

Ndërkohë, “L’Interista” zbulon se një nga emrat që po shyrtojnë drejtuesit zikaltër për të zëvendësuar Bastonin është shoku i tij i Kombëtares, Riccardo Calafiori, i transferuar në verën e vitit 2024 nga Bologna tek Arsenal për 45 milionë euro.

Për shkak të lëndimeve të vazhdueshme por edhe konkurrencës së fortë, Calafiori ka luajtur vetëm 22 ndeshje nga fillimi këtë sezon. “Topçinjtë” do të hiqnin dorë prej tij për shifrën 50 milionë euro.

Në anën tjetër, Inter i ofron Calafiori-t mundësinë që të luajë në pozicionin e tij të preferuar që është qendra e mbrojtjes dhe jo në krahun e majtë siç bën tek Arsenal. Edhe vetë lojtari duket i joshur nga ideja për t’u rikthyer në Serie A.

Teilen: