Federata e Futbollit e Turqisë ka publikuar programin zyrtar të ekipit të tyre për ndeshjen ndaj Kosovës, me turqit që kanë vendosur të mos bëjnë stërvitje në “Fadil Vokrri”
.
Të hënën, kombëtarja turke zhvillon stërvitje paradite në qendrën e saj stërvitore, ndërsa më pas udhëton drejt Prishtinës.
Në orën 18:00 është planifikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa në 18:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp, ku do të paraqiten përzgjedhësi Vincenzo Montella dhe një lojtar nga ekipi turk.

Edhe Kosova po ndjek praktikën e zakonshme për ditën para ndeshjes, duke mos stërvitur në stadiumin e ndeshjes, por duke realizuar vetëm një ecje simbolike në fushë – një model që u zbatua edhe në udhëtimet në Lubjljanë dhe Bratislavë.
Takimi mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe vendos një skuadër për në Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi