Patinatori amerikan Ilia Malinin është shpallur kampion bote, në përfundim të konkurrimit të tij në botërorin e zhvilluar në Pragë. Ky është titulli i tij i tretë radhazi. Në 02 Arena të Pragës, në praninë e 15 mijë spektatorëve, Malinin shkëlqeu teksa vallëzonte në akull, duke mahnitur spektatorët, pas një një performance dominuese teksa kreu 6 rrotullime të katërfishta.
Ky në Pragë ishte një rikthim i tij i shkëlqyer pas humbjes tronditëse në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke treguar dominimin e tij në patinazhin artistik për djem. 21-vjeçari realizoi një koreografi të pastër, pa asnjë gabim, për të siguruar medaljen e artë duke grumbulluar 329.40 pikë. Pas tij u renditën dy japonezët Yuma Kagiyama me 306.67 pikë dhe Shun Sato me 288.54 pikë.
Në konkurrimin për vajza, japonezja Kaori Sakamoto shkëlqeu me performacën e saj pa asnjë të metë, duke fituar titullin botëror për herë të katërt radhazi. Asnjë nuk e ka arritur këtë më parë përveç patinatoreve ruseve. Kjo ishte e paraqitja e saj e fundit, pasi Kaori e mbylli karrierën e saj të shkëlqyer në një mënyrë mahnitëse dhe me një rekord personal pikësh, 238.28. Në vendin e dytë u rendit japonezja tjetër Chiba Mone me 228.47 pikë dhe në vendin e tretë belgja Nina Pinzarrone me 215.20 pikë.
Në konkurrimin çift, kampionët olimpikë, Fornie-Cizeron nga Franca rikonfirmuan formën e tyre të mirë teksa fituan edhe titullin kampion bote, pas performancës së tyre të shkëlqyer në Pragë.