Monday, 30. March 2026
Futboll

Për Botërorin dhe miliona euro, zbulohet shifra e majme që FIFA do t’i japë Kosovës në rast se fiton ndaj Turqisë

GS 29/03/2026 1 Min. Lesezeit

Të martën në mbrëmje, Kosova do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj dhe më të rëndësishmen në historinë e gjithë kombit shqiptar. Dardanët do të presin Turqinë në “Fadil Vokrri”, ku fituesi do të shkojë në Botëror.

Kosova vjen në këtë finale, pasi fitoi në transfertë 3-4 ndaj Sllovakisë. Turqia bëri detyrën në Stamboll duke fituar 1-0 ndaj Rumanisë. Ndërkohë, në rast se Kosova do të fitojë ndaj Turqisë dhe do të shkojë në Botëror, do të marrë direkt 10 milionë dollarë nga FIFA, vetëm për pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar shpërblim 1 milionë euro për lojtarët dhe stafin e Kosovës, në rast se ia dalin me sukses ndaj Turqisë. Mbështetja do të jetë e jashtëzakonshme nga të gjithë shqiptarët, si në shkallët e stadiumit ashtu edhe jashtë.

Teilen: