Monday, 30. March 2026
Futboll

E vërteta për Bastonin te Barcelona, mes interesit spanjoll dhe qëndrimit real të Interit

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

Për Alessandro Bastonin kanë qenë javë të trazuara, për të mos thënë muaj. Nga rasti “Kalulu” dhe fishkëllimat në stadiume, te dëmtimi në derbi, që e la jashtë në momente kyçe të garës për titull me Interin, rikthimi me Italinë dhe tani zërat gjithnjë e më të fortë të merkatos.

A ka thënë “po” për Barcelonën? Nga Spanja është përhapur lajmi i një marrëveshjeje, por realiteti është ndryshe. Interesi i katalanasve është i njohur, sidomos për vlerësimin e drejtorit sportiv Deco, por mbrojtësi vetëm ka pranuar të dëgjojë, pa kërkuar largimin nga Interi.

Klubi zikaltër, nga ana e tij, do ta konsideronte shitjen vetëm për një ofertë të rëndësishme, por do ta mbante me të njëjtën bindje nëse lojtari zgjedh të qëndrojë. Barcelona nuk ka bërë ende ofertë zyrtare dhe 50-60 milionë euro, edhe me përfshirje lojtarësh si Gerard Martin, nuk mjaftojnë. Interi kërkon të paktën 70 milionë euro “cash”.

Teilen: