Monday, 30. March 2026
Futboll

Deschamps fiton edhe me skuadrën e dytë: Dua të testoj sa më shumë lojtarë para Botërorit

GS 30/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pas fitores 2-1 ndaj Brazilit në miqësore, kombëtarja e Francës triumfoi 3-1 edhe ndaj Kolumbisë në një tjetër test para Kupës së Botës 2026. Gjithsesi, për trajnerin Didier Deschamps rezultati mbetet gjithnjë në plan të dytë teksa po ndërton ekipin e botërorit.

Deschamps aplikoi një rotacion të madh në këtë miqësore të dytë, për të cilën ai shpjegon se qëllimi është të testojë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur: “Është koha për të bërë ndryshime. Dua të shoh sa më shumë lojtarë të jenë të rikthyer në fushë.

Këto rotacione mund të dëmtojnë pak vrullin tonë sulmues, por nuk mund t’i kesh të gjitha. Gjithçka ka rëndësi, por fituam dhe shënuam 3 gola”, tha Deschamps, që minimizon presionin mbi lojtarët individualë: “Ata nuk po konkurrojnë për vendet e tyre. Ata kanë gjithçka për të fituar, asgjë për të humbur“.

Ai sqaroi se përzgjedhja përfundimtare do t’i nënshtrohet ende vlerësimit, me një grup përfundimtar prej afërsisht 24-26 lojtarësh. Deschamps theksoi vështirësitë e kampit stërvitor në USA, duke përfshirë logjistikën, udhëtimet e gjata dhe kushtet e pazakonta: “Ka kontrolle që nuk i kam parë kurrë që kur kam lindur”.

Teilen: