Monday, 30. March 2026
Futboll

Zbulohet oferta e re e Barcelonës për Lewandowskin, dy gjigantët italianë vigjëlojnë

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Robert Lewandowskit është më aktuale se kurrë në Barcelonë. Sulmuesi polak, që shënoi dopietë edhe kundër Newcastle në Champions League, nuk ka ndërmend të qëndrojë thjesht për të qëndruar, por dëshiron të ndihet i vlerësuar. Për pasojë, biseda me Hansi Flick do të jetë vendimtare, duke e çuar drejt një vendimi përfundimtar midis fundit të prillit dhe fillimit të majit.

Sipas “Sport”, blaugranët do t’i propozojnë një vit shtesë me pagë më të ulët, por me bonuse të rëndësishme bazuar në performancën dhe paraqitjet, për të shmangur pagimin e një rroge të lartë për një lojtar që nuk përdoret shpesh.

Këtë sezon, Lewandowski ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Për të janë interesuar Juventusi dhe Milani, dy gjigantët italianë e ëndërrojnë një blerje të tillë për t’u rikthyer fuqishëm në Serie A dhe Europë.

Teilen: